Wednesday, March 20, 2013

Gjyshja e dashuruar në lojërat kompjuterike (video)

 Hilda Knott së shpejti do ta festojë ditëlindjen e 86, ndërsa luan lojëra kompjuterike që 40 vjet. Njerëzit thonë se kjo gjyshe simpatike, e ka ruajtur aktivitetin e saj mental, falë po këtyre lojërave kompjuterike. “Kënaqem kur gjej diçka të re – diçka që nuk e kisha vërejtur më herët”, ka thënë Knott, duke e komentuar lojën GTA. Video-lojërat po përdorën gjithnjë e më shpesh që njerëzit e vjetër të ruajnë aktivitetin e tyre mental. Ndërkaq, ekspertët paralajmërojnë se deri në fund të këtij viti – për herë të parë në histori – numri i femrave që luajnë lojëra kompjuterike do të jetë më i madh se numri i meshkujve që i luajnë ato.