Wednesday, March 20, 2013

Shikojeni se si shpëton vogëlushja pas aksidentit (video)

Një vajzë rreth dy vjeçare ka shpëtuar në mënyrë të çuditshme pas një aksidenti të rëndë komunikacioni në Rusi, edhe pse pas ndeshjes së rëndë ka dalë nga vetura dhe atë përpara një kamioni. Kamera e vendosur në një veturë udhëtarësh e ka xhiruar këtë ngjarje të pazakontë në rrugën e ngrirë në afërsi të Nizhnji Novgrorod. Ngasës i “Mitsubishit” e ka humbur kontrollin ndaj veturës, dhe me pjesën e paske godet kamionin i cili vinte nga ana e tjetër e rrugës. Pjesë e pasme hapet në atë moment, duke bërë që vogëlushja të hidhet në rrugë. Kamioni i tjetër që kalonte aty pranë në atë kohë, për pak centimetra arrin ta shmang atë. Babai i saj vrapon nga vetura dhe e largon vogëlushen nga rruga. Vajza ka kaluar pa lëndime të renda. Policia ruse ka thënë se vajza nuk ishte e lidhur, ndërsa ishte e shtrirë në karrigen e paske dhe e mbuluar me batanije.