Monday, March 25, 2013

Ja sa do të shpërblehen Kuqezinjtë për fitoren me Norvegjinë


Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë pritet të shpërblehen me nga 5 mijë euro nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) për fitoren që e shënuan të premten si mysafirë të Norvegjisë (0:1), në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Brazili 2014’. Sipas ‘asport’, FSHF-ja beson se në këtë mënyrë kuqezinjtë do të motivoheshin për ndeshjet e ardhshme eliminatore, me ç’rast do të rriteshin gjasat që ëndrra e shqiptarëve për të garuar në një Kampionat botëror të realizohet. Deri më tani kuqezinjtë janë shpërblyer me vetëm nga 3 mijë euro për çdo fitore nëpër kualifikime. Mirëpo, të rralla kanë qenë shpërblimet për ta në vlerën e 5 mijë eurove.