Monday, March 25, 2013

Me Mire Katundare Se Sa Pa Breke. E Thene Nga Ish Banorja E BBA 6….


Ajo është vetëm 20 vjeçe, por teksa flet, të bën të kuptosh që është vajzë e pjekur për moshën e saj. Në “Big Brother” solli një histori interesante dhe prekëse, dhe shumëkush mendoi se aventura e saj do të zgjaste më shumë.
Por nuk shkoi kështu, sepse Eva nga Miloti e eliminua vetëm pas tri javësh. Entuziaste për këtë eksperiencë dhe ndryshimet e vogla që po ndodhin në jetën e saj, Eva na tregoi gjithçka kemi parë e nuk kemi parë nga ekrani. Na foli për jetën e saj, për familjen, për dashurinë dhe për të ardhmen. Njohëm një vajzë plot energji, të thjeshtë, pa komplekse dhe me një buzëqeshje të çiltër…