Sunday, March 17, 2013

Kivanc Tatlitug: Në Dubai, të gjitha femrat donin të martoheshin me mua

Kivanc Tatlitug 219x300 Kivanc Tatlitug: Në Dubai, të gjitha femrat donin të martoheshin me mua25-vjeçari i famshëm, i cilësuar si Brad Pitt i Lindjes së Mesme rrëfen famën, femrat dhe pasurinë.
Është aq i bukur sa nuk përshkruhet me fjalë, ndonjëherë shfaqet si djalë i vogël e i dashuruar, por edhe mjaft pasionant. Ky është imazhi që jep nga pamja, vetulla të larta, vijat e buzëve, sytë e mëdhenj të kaltër e të gjelbër, krahët dhe barku me muskuj, nga ku sytë e femrave nuk mund të largohen menjëherë. Një mashkull i pashëm dhe i bukur, edhe pse vetëm 25 vjeç. Familja e tij në Adana ka pasur një ëmbëltore, ndërsa ai ka dashur të bëhet basketbollist, mirëpo jeta e ka çuar drejt rrugës së modës dhe aktrimit. Kivanc për të gjithë njihet si djali seksi që ka luajtur në rolin e Mehmetit te “Gymysh”. Meshkujt e mirë po u pëlqyen shumë nga të tjerët, thonë se nuk ka femër për to, por Kivanc, edhe pse shumë mashkull në modë, është me këmbë në tokë.
Në Dubai është vërejtur një admirim i madh ndaj jush, çfarë mendoni për dashurinë e femrave arabe që kanë për ju si aktor?
Nuk kam fjalë ta përshkruaj, mendova se kur të shkoj atje nuk do më njihnin, por sapo më panë u hodhën mbi mua. Mendova se mediat vetëm shkruajnë kot, por ata e kishin arritur qëllimin e tyre dhe e gjithë kjo është diçka pozitive për mua. Jam ndier shumë krenar, mirëpo ishte gjendje shoku, jam ngrirë, nuk munda të lëviz as duart dhe as këmbët.
Kishe ofertë për atje?
Po, një ditë më bie telefoni, zëri më tha: duam t’ju ftojmë në Dubai, këtu keni aq shumë fansa saqë nuk mund ta imagjinoni. Anglishten e fliste me theks arab. Mendova se tallen, me një zë i thashë: ashtu ë? A jeni të sigurt se keni telefonuar njeriun e duhur, u thashë. Sigurisht z. Kivanc, më tha. Këtu njiheni me emrin Muhammed, këtu ka shumë femra që janë në gjendje të bëjnë gjithçka për t’u martuar me ju. Të vini sa më shpejt që të mundeni”. Me të vërtetë ishin nga NBC televizion. Seriali “Gymysh” në Arabi është transmetuar me emrin Nur dhe po thyen rekorde në shikueshmëri. Personazhi i Mehmetit atje quhet Muhammed. Femrat ishin dashuruar mbas Muhammedit dhe unë shkova…
Çfarë përjetove kur pe si silleshin femrat me ty atje?
Nuk kishte vetëm femra, kishte dhe shumë fansa meshkuj. Njeriu ndihet pak interesant. Mendova se do jap disa autografe për disa orë. Njerëzit përplaseshin me njëri-tjetrin. Ishin mbledhur shumë të rinj, pleq e fëmijë, me një fjalë kush kishte dëgjuar, kishte ardhur. Për mua është një projekt shumë i rëndësishëm seriali “Gymysh”, mirëpo kaluan shumë vite që nga transmetimi në Turqi dhe unë e kisha mbyllur si etapë këtë projekt, por atje u gëzova shumë. Nga ana tjetër, mendova të bëj karrierë vetëm në Turqi, kurse në Lindje të Mesme njerëzve u bie të fikët kur më shohin. Në fakt, ata pëlqejnë Muhammedin e jo mua.
Ëndrra e meshkujve është të jenë të pëlqyer nga sa më shumë femra, po ju?
Këto dy gjëra duhet të veçohen, unë nuk dal në ekran me jetën time private. Unë jam aktor e bëj punën time në televizion, ndërsa ata që më njohin, e dinë se unë nuk bëj sensacione nga jeta private. Në fakt nuk është ashtu, femrat nga ekrani nuk arrijnë të më njohin shumë mirë, nuk e dinë as moshën time, familjen, çfarë bëj unë, çfarë nevojash kam etj. Nuk është kjo dashuri ndaj meje, por ndaj personazhit që unë luaj.
A mendon se të qenët biond është avantazh në Europë?
Nuk e di, ju si mendoni?
A mendoni se keni fansa edhe në Europë sa në Lindje të Mesme?
Jo, atje jam si të gjithë të tjerët, edhe në shtetet veriore jam i thjeshtë. Më i famshëm jam në Turqi dhe Lindje të Mesme.
Si është të cilësohesh Brad Pitt i Lindjes së Mesme?
Jo, çfarë mund të them, të ëndërroj? Është një gjë që unë nuk e kam pritur, është bërë tashmë, ndërsa në Dubai nuk mund të ecja në rrugë po të qëndroja akoma më gjatë atje para se të transmetohej seriali. Prej serialeve që transmetohen atje, shumë turistë arabë po vizitojnë vendin tonë.
Dashuria e parë…
Isha në moshën 13-14 vjeç. Gjatë pushimeve verore isha në Mersin. Basketbolli atëherë ishte pasioni im i madh, në fakt ëndërroja të bëhesha basketbollist. Isha në një fushë duke luajtur me shokët, ndërsa aty luante dhe një vajzë basketboll. Me këmbë të gjata, e thjeshtë, modeste, ishte një vajzë që jetonte në botën e saj. Ndodhi aty dhe u dashurova.