Monday, March 25, 2013

Leo Messi, kapiten i Barcelonës nga sezoni tjetër

leoLionel Messi sipas të gjitha gjasave do të jetë njëri prej kapitenëve të Barcelonës që nga sezoni i ardhshëm. Ka mundësi që portieri Víctor Valdés të largohet nga gjiganti katalunas, prandaj klubi spanjoll e sheh këtë si momentin ideal për ta shpërblyer futbollistin më të mirë në botë.
Natyrisht, Messi nuk do të jetë kapiteni i parë, pasi ka përpara lojtarë me përvojë si Puyol, Xavi e Iniesta, që janë para tij në këtë aspekt. Sigurisht, kjo nuk është risi për yllin argjentinas, i cili është kapiten i Argjentinës nga viti 2011.