Friday, March 15, 2013

Misteri i gurëve që ecin vetë

S'ka dyshim se shumë nga ju tashmë e dini këtë dukuri të çuditshme, për të tjerë ndoshta është hera e parë që e dëgjojnë, por në çdo rast, misteri i lëvizjes së shkëmbinjve është një nga misteret më interesante të planetit tonë. Prej shumë vitesh, studiues nga të gjitha fushat kërkojnë të japin përgjigje për të ashtuquajturin Sliding Rocks ose Sailing Stones i liqenit Racetrack Playa në Kaliforni. Në këtë vend, që është në Death Valley (Lugina e Vdekjes) ndodh një dukuri e çuditshme që i bën këto gurë të rëndë, që peshojnë qindra kilogramë, të ecin në një trajektore të parregullt përgjatë rrugëve duke lënë pas një gjurmë të gjatë si dëshmi e udhëtimit të tyre . Lugina është formuar nga një liqen që në pjesën më të madhe të vitit është i tharë. Racetrack Playa është i gjerë rreth 4 km nga veriu në jug dhe rreth 2 km e gjerë nga lindja në perëndim. Sipërfaqja e tij është e mbuluar me një shtresë argjili, që pak herë kur bie shi ai kthehet në një baltë të stërmadhe. Klima është e thatë dhe rralle bie shi. Në këtë panoramë janë vendosur gurë të shpërndarë me madhësi sa një guralec deri në , gurë me një madhësi gjysmë ton, secili në rrugën të vet, të pavarur nga njëri tjetri. Disa gurë lëvizin vetëm disa metra, të tjerë lëvizin rreth e qark, të tjerë ecin drejt dhe pas disa qindra metrash ndryshojnë drejtimin papritmas. Ajo që është më e çuditshëm në lidhje me këtë fenomen nuk është aq shumë fakti se gurët lëvizin, por pse më shumë se dy gurë njëri pranë tjetrit me të njëjtën madhësi lëvizin në drejtime të ndryshme, disa të tjerë udhëtojnë disa hapa dhe të tjerë qindra metra, apo disa gurë të mëdhenj lëvizin dhe ato më të vegjlit pranë nuk lëvizin, e ato më të palëvizshmit vihen në lëvizje.