Saturday, March 9, 2013

Hodhi në plehra gruan gjysëm të vdekur, dënohet me vetëm 4 vite burg

gjykatBurri që tentoi të vrasë gruan dhe e hodhi gjysmë të vdekur në një kazan plehrash është dënuar vetëm katër vet burg nga Gjykata e Korçës.
Bëhet fjalë për Romeo Babanin, i akuzuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë ndaj ish-gruas, Eriselda Rizvani, ndërkohë që vendimi ka sjellë ankesa nga ana e familjes së gruas së dhunuar fizikisht.
“Nuk kemi se ku të drejtohemi dhe ku të ankohemi për këtë gjë. Si ka mundës që të dënohet vetëm me katër vite burg, kur e çoi në buzë të vdekjes vajzën time. Edhe një kafshë të ishte  keqtrajtuar dhe plagosur kaq rëndë sa vajza ime, do të jepej një dënim më i rëndë, pasi akuza ishte për vrasje  me paramendim,” shprehet Dallëndyshja, e ëma e Eriseldës në gazetën Shqip.
Ajo shprehet se pavarësisht se ngjarja bëri bujë, në fund nuk u gjet qoftë edhe një avokat për ta mbrojtur.
Eriselda është shprehur se me atë burrë nuk ka parë qoftë edhe një ditë të bardhë.
“Burri më rrihte me tel pasi konsumonte alkool dhe më pas bëhej xheloz. Herën e fundit që më plagosi, ka qenë diku nga muaji shtator i vitit të kaluar. Isha në shtëpinë e nënës sime dhe Romeo, duke ditur se mamaja ishte natën në punë, erdhi dhe më nxori në rrugë. Më kërkoi që të kthehem në shtëpinë e tij. Nuk  pranova, sepse kujtoja se çfarë kisha hequr më parë, dhe pas kundërshtimit tim, ai u bë agresiv”, ka deklaruar 26 vjeçarja.
Sipas saj, dënimi ishte qesharak dhe as që do të komentojë morinë e premtimeve boshe që i kanë bërë nga moment i plagosjes e deri më sot