Friday, March 1, 2013

Letra e Vilanoves preku ne zemer miliona katalanas :'(


Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, i cili për momentin është duke u mjekuar në New York, ua ka dërguar një letër motivuese lojtarëve të tij, e cila letër ka prekur në zemër çdo katalanas.
Letra e Titos është interpretuar në një radio spanjolle nga një gazetar i afërt me Barcelonën dhe gjatë leximit të kësaj letre thuhet se shumë njerëz kanë qarë me lot.
“Çuna si ju kam? Sa mirë po ndihem kur po ju shoh në krye të renditjes në La Liga. Ju udhëhiqni pa mua në ligën më të fortë në botë. A e dini sa njerëz keni lumturuar në këto 10 ditët e fundit sepse shumë prej tyre po mendojnë se koha juaj po mbaron. Por, ata nuk e dinë që koha e juaj sapo ka filluar”.
“Në luftë vriten trimat, por ju nuk jeni vrarë. Trimat e mi vetëm janë sulmuar e ngacmuar. Besoj që përgjigja juaj ndaj kundërshtarëve tuaj do të jetë në arenë, në fushë”.
“E dini çfarë keni humbur në këto dy ndeshje? Asgjë fare. Keni humbur me Milanin sepse nuk ishte nata juaj, por ju jeni ata që shpejt mund të riktheni gjithçka në këtë ndeshje për ta harruar atë humbje. Ju e keni humbur Kupën. Ju kujtohet se çfarë ju pata thënë në stërvitje për këtë Kupë? Të shkojmë më gjysmë forcë sepse La Liga është prioriteti ynë”.
“Djem, tek ju nuk ka krizë, besoj se do t’i vëni në krizë ata që kanë shkruar për krizën tuaj. Unë nuk jam sot me ju, por jam pranë jush, me mendjen tek ju. Shëndeti im po përparon, shpresoj se edhe ju të përparoni në javët në vazhdim”.
“Djelmosha, ata që po e shpallin Messin si të humbur, le ta gjejnë atë në librin e historisë sepse aty është më i madhi ndonjëherë”.
“Tërë Katalonia do të ndihet krenar me ju, e di që të shtunën ju mund ta vulosni La Ligën. Ju përshëndes, vazhdoni të stërviteni, të punoni, sepse ju jeni punëtorë të mëdhenj. Ma përshëndetni Leon, i thoni se të gjithë e kanë lakmi atë. Ju dua”, thuhet në letrën e Vilanovës.