Sunday, March 17, 2013

Pandat Nxiten Për Çiftëzim Duke Shikuar Porno Xhirime (Video)

22Panda e marrshme e gjinisë femërore, Ke Lin, në qendrën për shumimin dhe studimin në qytetin Çengdu të provincë kineze Seçuan, e refuzonte me ngulm pandën mashkull Jongjong, kurdo që ky tentonte të çiftëzohej me të. Të brengosur se kësisoj periudha e shkurtër e Ke Lin për çiftëzim, e cila zgjatvetëm tri ditë, do të mund të shkonte huq, stafi i kësaj qendre vendosi që të disponojë çiftin e pandave me një video-xhirim të dy pandave tjera që bëjnë dashuri në natyrë.
Dhe duket se edhe pandat shikojnë me dëshirë porno incizime. Si raportojnë mediumet kineze, suksesi i arritur me këtë rast tejkaloi të gjitha parashikimet. Pasi e shikuan me interesim të madh xhirimin, pandat e kësaj qendre “nuk ditën të ndalen së bëri seks”.
Njerëzit që kujdesen për pandat suksesin e shpjegojnë me faktin se Ke Lin ka jetuar e veçuar dhe se kurrë nuk ka pasur rast të shohë çiftëzimin e llojit të vet të kafshëve, andaj “pak mësim nga natyra” i ka shërbyer shumë mirë.
Pandat në parim janë të njohura për shumëzim të dobët në kushte izolimi, pos tjerash edhe për arsyen që femrat kanë periudhë shumë të shkurtër të çiftëzimit gjatë një viti, si dhe për arsye se janë përzgjedhëse të mëdha sa i përket gjinisë mashkullore. Mirëpo, thuhet se pas këtij suksesi me porno xhirim, stafi i qendrës në Çengdu shpreson se në kafazet e tyre shumë më shpesh do të shohin të vegjlit e pandave aziatike.