Tuesday, May 28, 2013

Mos bëj shumë sport nëse dëshironi fëmijë

Vajza, gra, juve që ju pëlqen sporti, që bëni vrap pa fund, që kaloni shumë orë në palestër, apo orë të tëra në biçikletë… Duhet të dini që teprimet ju bëjnë keq, sidomos nëse jeni në fazën që dëshironi një fëmijë. Aktiviteti i shumtë fizik ul mundësinë riprodhimit.
“Çrregullimet e ciklit menstrual godasin deri në 60 përqind të grave që praktikojnë aktivitet të shumtë fizik, sidomos në sporte që kërkojnë shumë rezistencë siç është vrapi. Rastet përfshijnë edhe shumë profesioniste por edhe sportiste të nivele amatoriale”, shpjegon Luigi Di Luigi, docent në Universitetin e Romës.
Kur sforcimi fizik zgjat shumë, trupi reagon dhe prodhon një seri substancash që lidhen me stresin, transmeton noa. “Janë molekula që bllokojnë aktivitetin riprodhues, e në disa raste shkaktojnë edhe ndalimin përfundimtar të ciklit të femrës”, shpjegon më tej Di Luigi.
Nga kjo vuajnë gratë që praktikojnë një lloj sporti për të cilin duhet të ruajnë një peshë të caktuar siç është vrapi, vallëzimi apo gjimnastika, dhe që për këtë arsye nuk ushqehen mjaftueshëm.