Thursday, May 30, 2013

Zyrtare: Mourinho i Chelseas

mou
Një burim brenda “Bluve” të Londrës ka thënë për The Sun se, “Është zyrtare. Ai përsëri është njeri i Chelseat! Të gjithë janë të gëzuar për rikthimin e tij, klubi lojtarët dhe fansat”.
“Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë interesant për ne”, shtoi ai.
Ndeshja e parë e Mourihos do të jetë miqësorja që Chelsea e zhvillon kundër Singha All Stars XI në Tailandë.
Pastaj ai do t`i dërgojë “Blutë” në Amerikë për garën ndërkombëtare, ku do të marrin pjesë Real Madrid, Inter, Juventus, Milan, Valencia, Everton dhe LA Galaxy.