Monday, May 27, 2013

17 vjeçari djeg të gjallë të dashurën e tij (FOTO)


Ishte akoma gjallë kur i vura zjarrin”. Janë këto fjalët e rënda të deklaruara nga Davide M, 17 vjeçari italian i cili pranoi në polici vrasjen e të dashurës së tij 16 vjeç, Fabiana Luzzi, në Corigliano Calabro të Italisë. Djali, i dashuri i së ndjerës tregoi me hollësi në polici të gjitha detajet e vrasjes, ndërsa trupi i saj u gjet i karbonizuar në periferi të një fshati, ndërsa kishte humbur gjurmët nga banesa e saj qysh të premten. Zhdukja e vajzës u denoncua nga familjarët e saj, pas 16 vjeçcarja nuk ishte kthye nga shkolla në shtëpi qysh prej së premtes. Davide u paraqit në spital me disa djegie në fytyrë, por fillimisht nuk pranoi të japë shpjegime, deri sa erdhi denoncimi për zhdukjen e Fabianës, ndërsa ky i fundit vetëm përballë pyetjeve të shumta deklaroi para policisë se ishte sulmuar. I riu rrëfeu në polici se e kishte vrarë të dashurën për shkak të disa konflikteve që ekzistonin në lidhjen e tyre dhe prej xhelozive reciproke. “Ishte ende gjallë kur i vura zjarrin, pasi e qëllova me thikë e dogja për të zhdukur trupin e saj”, tha Davide në polici. 17 vjeçari i cili ndjek të njëjtën shkollë me të dashurën e tij, por në klasë tjetër tregon se të premten kishte shkuar për të marrë Fabianën nga shkolla, por në rrugë e sipër ishin zënë, çka kishte bërë që ky i fundit ta qëllonte me thikë, ta lyente me benzinë dhe ta digjte.“Ajo më sulmoi, ndaj e qëllova me thikë” tregoi 17 vjeçari, duke treguarse ishin zënë për shkak të shoqërive që frekuentonin të dy, ndërsa kishin pak kohë që ishin ndarë me njëri tjetrin edhe pse duheshin.