Sunday, May 26, 2013

Sekreti Për Të Pasur Dhëmbë Të Shëndetshëm, Fshihet Tek Vakti I Darkës


Bëni mirë të reduktoni karbohidratet në vaktin e darkës për të pasur dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm. Një zëvendësues i mirë për to do të ishte sallata me perime dhe zarzavate miks, peshk, mish i bardhë dhe djathi.
Një studim i drejtuar nga Antonella Polimeni, Presidente e kursit për higjienën dentare, ka mbajtur në vëzhgim 37 persona të cilëve iu kontrolluan dhëmbët para se ti lanin dhe pas larjes.
Nga rezultatet u tregua se gjatë natës si rrjedhojë e përqendrimit të glukozës në dhëmbë ata dëmtoheshin më shumë, në raport me në mëngjes.
Gjatë natës fluksi i pështymës është i reduktuar në raport me ditën, ndaj sheqeri përqendrohet në atë pak pështymë që është e pranishme. Për rrjedhojë glukoza zbret menjëherë sapo janë larë dhëmbët, por synon të rritet sërish gjë që përkon me rritjen e glukozës në gjak, gjë që ndodh zakonisht në mëngjes.
Edhe pas darkës siç raporton noa, ndodh e njëjta gjë, rritet glukoza në gjak dhe në pështymë, por pas ngrënies së darkës ajo mbetet direkt në kontakt me dhëmbët dhe mishrat e tyre për gjithë natën, dhe  i dëmton ata.
Giampietro Farronato, një ndër autorët e studimit sqaron se për të evituar problemet me dhëmbët dhe për ti pasur sa më të shëndetshëm, është e domosdoshme të hahen ushqime që nuk e kanë të lartë nivelin e sheqerit, por preferohen sallatat, frutat, ushqime proteinike si peshku, mishi i bardhë dhe djathra të lehta.