Wednesday, May 22, 2013

18-vjeçarja: I dashuri më premtoi pushime në Itali, më bëri prostitutë (video)

18_vjecarja_671053403-300x237TIRANE - Një vajzë 18-vjeçare, që pretendon se ishte shfrytëzuar si prostitutë në Itali për rreth një muaj, është kthyer në Shqipëri dhe ka denoncuar tutorët e saj. Ajo ka arritur të arratiset nga dy personat që e shfrytëzonin duke u rikthyer në Shqipëri, ku edhe i ka denoncuar ata në Polici. Adoleshentja me iniciale A.P. ishte denoncuar si e humbur nga familja e saj në Durrës, në fund të muajit prill të këtij viti. Dy ditë më parë, pasi është deportuar nga Italia, ajo ka kallëzuar në Policinë e Tiranës të dashurin e saj dhe një shok të tij, që në këtë rast kanë qenë tutorët. Denoncimi është bërë në zyrën e Antitrafiqeve të Tiranës dhe për sa kohë autorët e dyshuar për trafikimin e saj dhe shfrytëzimin për prostitucion ende nuk janë arrestuar, vajza është strehuar në një qendër rehabilitimi. Burime nga grupi hetimor thanë se duke qenë se autorët që ajo ka denoncuar nuk janë vënë ende në pranga, 18-vjeçarja vazhdon të jetë e rrezikuar prej tyre dhe për këtë arsye është marrë në “mbrojtje”, nga Policia, duke u strehuar në një prej qendrave të posaçme. Nga ana tjetër, mësohet se në bazë të deklarimeve dhe provave të paraqitura nga 18-vjeçarja A.P., Policia ka referuar denoncimin e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të shtetasve B.P., që është ish-i dashuri i të dëmtuarës dhe mikut të tij me iniciale A.M. Ndërkohë që është regjistruar procedimi penal me akuzën “trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”.