Sunday, May 26, 2013

E vërteta e lidhjes me Dafinën


Është pa diskutim një nga rreperat më të famshëm në Kosovë, Shqipëri e kudo ku flitet shqip. I njohur për atmosferën e zjarrtë që krijon nëpër clube, për miksimet dhe bashkëpunimet e shumta me këngëtarët më në zë, DJ BLUNT vazhdon të jetë ON TOP në tregun muzikor shqiptar.
E ndërsa së shpejti pritet të lançojë këngën e radhës, bashkëpunim me Jonida Maliqin, rreperi tregon se në korrik fansat e tij do të kenë në dorë edhe albumin e tij me këngët më të bukura.
Por, si shkon jeta private e DJ BLUNT? I shumë përfolur ditët e fundit për një lidhje dhe fejesë me këngëtaren më IN të momentit Dafina Zeqiri, ai tregon për herë të parë në një media, versionin e vërtetë. Atë që di dhe po jeton ai vetë.