Monday, May 20, 2013

Shpaloset flamuri i Kosovës në qendër të Beogradit


Tre të rinj shqiptarë nga Kosova, A. K., R. K. dhe A. S., kanë qëndruar në Beograd dhe me këtë rast kanë bërë një foto me flamur të Kosovës, si shkruajnë ata, përballë Kuvendit të Serbisë dhe shumë afër Presidencës së Serbisë.
Ata në Facebook e kanë postuar edhe foton e përbashkët që e kanë bërë në kryeqytetin serb, me flamur të shpalosur të Republikës së Kosovës.