Friday, May 3, 2013

5 supertalent për Real Madrid

foto.phpMe eleminimin në Champions League nga Borussia Dortmund dhe me La Liga-n që sheh si fitues rivalët e Barcelonës, Real Madrid i mbetet të kënaqet vetëm me Copa del Rey, finalja e së cilës luhet më datë 1 qershor dhe ku përballë do të ketë “kushurinjtë” e Ateltico Madrid.
Ndaj “Los Blancos” kërkojnë që të bëjnë goditjet e duhura në merkaton e verës në mënyrë që të rikthehen dominant në Spanjë dhe të tentojnë “La Decima”-n në Champions.
Pesë janë emrat që qarkullojnë së fundmi në “Casa Blanca” dhe që të pestë përveçse shumë të rinj në moshë, cilësohen edhe si supertalentet e momentit.
Blerja e të pestëve është e pamundur por gjithësesi Reali do të tentojë të afrojë në skuadër sezonin e ardhshëm të paktën njërin prej tyre.