Friday, May 3, 2013

E dinin të vdekur por shfaqet pas 11 vjetësh… jetonte në pyll si egërsirë!

2010121513450176472_20_5Duket e pabesueshme por është mëse e vërtet!
Një grua nga Pensilvania e SHBA-ve, e cila ishte zhdukur në vitin 2002 konsiderohej e vdekur, pas 3 vjet kërkimesh. Por, për habi u gjet e gjallë pas 11 vjetësh në një pyll në Florida ku jetonte si egërsirë sëbashku me të pastrehë të tjerë!
Fjala për Brenda Heist, një grua 54-vjeç, e cila ishte shpallur dhe zyrtarisht e vdekur nga sherifi i shtetit.
Edhe pse kërkimet për gjetjen e saj zgjatën plotë 3 vjet, rezultatet ishin të pafrytshme!
Kështu, bashkëshorti i saj, pas marrjes së ok-it të vdekjes së saj, me gjyq fitoi një shumë të madhe parash si shpërblim.
Madje e kishte prezantuar si hidhërim dhe ishte shumë i pakënaqur nga autoritete policore të cilat nuk kishin mundur të gjenin asnjë shenjë dhe gjurmë të bashkëshortes së tij.
Ndërkohë Brenda Hest u gjend në një gjendje shumë të rëndë, pasi jetonte në një pyll brenda në një çadër, ku shumë herë preferonte pyllin e hapur!
Zbulimi i saj u bë falë punës këmbëngulëse të familjarëve të cilët ishin të sigurt se ajo jetonte dhe për këtë kishin marrë për hetime gjithëpërfshirëse detektivin John Scofild.