Friday, May 3, 2013

Roboti zbulon sfera misterioze në dhomat e fshehta të piramidës!!! (VIDEO)

SferaTempulli i gjarprit fluturues, i njohur gjithashtu dhe si Tempulli i Qytezalcoatl, është një piramidë me gjashtë nivele e stolisur me qenie gjarpërore!
Janë me qindra sferat e çuditshme që zbuloi roboti brenda në thellësi të piramidës të gjarprit fluturues, që ndodhet 30 milje larg qytetit të Meksikos!
Roboti ishte pajisur me kamerë specifike, dhe i kreu “hetimet” e tij për të eksploruar qytetin lashtë të Teotihuacan.
“Ngjajnë me sfera të verdha, por nuk e dimë rëndësinë e tyre. Është një nga zbulimet më befasuese”, deklaroi Jorge Zavala, kreu i ekspeditës së arkeologëve dhe pedagog në Universitetin e Antropologjisë në Meksikë dhe anëtar i Institutit të Historisë.
Besohet se këto sfera janë krijuar rreth 100 vjet para erës së re, piramida qytet kishte më shumë se 100.000 banorë, por u braktisë për arsye ende të panjohura rreth viti 700 pas erës së re, shumë më para se të arrinin Azdekët!