Thursday, May 2, 2013

Skandaloze , fëmijëve u mësohet në shkollë si arrihet orgazma…

Berlin-Fëmijët e shkollave fillore në Gjermani që pesë vjeç u jepet libri i edukatës seksuale me këshilla grafike se si të vendosin një kondom dhe si të arrijnë orgazmën.Prindërit e zemëruar kanë nisur polemika të forta në media dhe shoqata mbi vendimin e një shkolle në Berlin për të përdorur librin e quajtur “Nga vini ju?”, i cili shpjegon me piktura fare qartë aktet seksuale.Sipas prestigjiozes “Spiegel”, shkolla në Kreuzberg, Berlin, i ka injoruar ankesat e prindërve. Vetëm kur çështja u mbulua gjerësisht nga mediat lokale, të cilat e trajtuan si skandaloze edukimin e parakohshëm të fëmijëve mbi aktet e detajuara seksuale, ankesat arritën në organin qeverisës lokal, Senati i Berlinit, i cili po e shqyrton çështjen. Prindërit nuk janë shqetësuar vetëm për imazhet, por edhe përshkrimet e hollësishme që janë përdorur në libër. Libri tashmë ndodhet ende nëpër shkolla, por nuk u është shpërndarë fëmijëve, deri në një vendim të Senatit.