Sunday, May 12, 2013

Ermela e BB4 ja përplas Anaidit të BB6

Ndërkohë që në shtëpi pothuajse të gjithë janë kundër Joanës, Anaidi u thotë atyre se betejën me Joanën e kanë të humbur, pasi Joana do të jetë në finale. Anaidi u kujton atyre Ermelën, e cila ishte kundër të gjithëve, nominohej çdo javë dhe në fund fitoi “Big Brother”. Mbi këtë prononcim u pyet Ermela, e ftuar në “Fan Club” dhe ajo u përgjigj se një tip si Joana nuk do donte ta kishte shoqe jashtë shtëpisë, duke lënë të kuptojë se ata të dyja nuk kanë asgjë të përbashkët dhe se Ermela nuk ka fare simpati për Joanën, rrjedhimish krahasimi i Anaidit eshte pa baza.