Friday, June 14, 2013

Erdogan do të fitojë sërish. Turqit të frikësuar nga “rikthimi” i Sulltan Mehmetit

Gjithçka duket se nisi për një park pemësh. Ishte vërtet kjo çka nxiti protestat, tensionet dhe gjithë situatën? 
Po në fakt filloi për shkak të planit të ndërtimit në parkun në sheshin Taksim i cili është shumë I rëndësishëm veçanërisht për të rinjtë të cilët rrinë zakonisht aty përreth. Bëhet fjalë për pjesën europiane të Stambollit ku ka shume bare dhe klube. Por mendoj se nuk ishte thjesht një reagim ndaj prishjes së këtij parku. Janë shumë arsye. Njerëzit u ndjenë të zemëruar për shumë arsye dhe ndaj nisën këtë varg protestash ndaj qeverisë. Është një kombinim faktorësh të ndryshëm.
Pse janë turqit të zemëruar?
Mendoj se arsyeja është se vitin e kaluar qeveria nisi negociatat me atë që njihet si një organizate terroriste, PKK-ja, lideri i së cilës Abdullah Oçalan sot është në burg. Shteti ka deklaruar se nuk do të hynte në bisedime, por qeveria sot është sot në negociata të hapura me këtë lider për të ardhmen e Turqisë, për kushtetutën e vendit per ti bere turqit dhe kurdët të barabartë. Madje ka diskutime për të hequr inicialet Republika Turke nga godinat zyrtare dhe qeveritare. Ka një debat të madh lidhur me këtë çështje dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dhe mendoj se shumë qemaliste kanë frikë se themelet e Republikës turke do të shkatërrohen dhe i referohen pikërisht këtyre bisedimeve. Një prej arsyeve kryesore pra të zemërimit të njerëzve janë këto negociata me PKK-ne për të ardhmen e Turqisë. Mendoj që kjo gjë ka provokuar shumë njerëz jo vetëm ata që kundërshtojnë këto negociata. Ka një kundërshtim të madh ndaj këtij procesi. Ka shumë njerëz që e urrejnë këtë parti dhe e akuzojnë si një parti islamike që kërkon të ndryshojë jetën në Turqi dhe që kërkon ta bëjë Turqinë një vend islamik të ngjashëm me Iranin. Pra ky grup njerëzish ekzistonte që në fillim, por arsye të tjera ju shtuan zemërimit të njerëzve. Ku këtu hyjnë edhe nacionalistët turq të cilët e konsiderojnë një rrezik integrimin e kurdëve.
Ju përmendët negociatat me Abdullah Ocalan që e konsideroni një prej arsyeve kryesore. Po ligjet që janë miratuar së fundi, lidhur me ndalimin e shitjes së alkoolit apo për akuzat e njerëzve ndaj qeverisë se po përpiqet të imponojë vlerat islamike në një shoqëri laike. Sa të vërtetë ka këtu?
Kryeministri ynë bën shpesh deklarata si për shembull: Duam të edukojmë një brez fetar, apo alkooli është I keq. Ne të gjithë e dimë që alkooli nuk është I mirë, ashtu si dhe duhani. Pra është si një figurë dominante, një baba që na thotë se çfarë është e gabuar dhe çfarë është e mirë. Kështu ka disa ligje që imponojnë kufizime dhe njerëzit nuk e kuptojnë qëllimin e tyre. Shumë mendojnë se qeveria po ndërhyn në jetën private dhe po I detyron të jenë më shumë myslimanë, ose të paktën ekziston një frikë e tillë. Vitet e kaluara qeveria nuk I ka shpjeguar këto reforma në mënyrë të zgjeruar që edhe njerëzit ti kuptonin. Tani qeveria ka shumicën, nuk ka opozitë nga ushtria, nuk ka opozitë nga sistemi gjyqësor apo edhe media. Dhe kështu qeveria dhe kryeministri u ndje I lirë për të implementuar reforma e ligje pa I diskutuar shumë ato me palë të tjera apo pa I diskutuar në publik. Kjo ka provokuar shumë njerëz, megjithëse jo të gjithë dolën nëpër rrugë.
Pra shumë njerëz ndihen të frustruar nga qeveria, saktë?
Shumë njerëz janë të shqetësuar dhe ndjehen të shqetësuar. Ka shumë arsye por besoj këto janë arsyet kryesore.
Në orët e para të 31 majit, policia ndërhyri me dhunë kundër ambientalistëve që protestonin paqësisht prej disa ditësh. Policët i vunë zjarrin tendave dhe përdorën gaz lotsjellës apo topa uji kundër tyre. Pse një reagim kaq brutal?
As unë vetë nuk munda të kuptoj qëllimin e këtij veprimi të policisë sepse të gjithë menduan se kjo gjë do të provokonte një reagim më të madh dhe në fakt kështu ndodhi. Mendoj se kryeministri ynë është një politikan i zgjuar, por është qeveria që jep urdhrat, ndaj nuk e kuptoj këtë veprim.
A ishte kjo një taktikë vetëvrasëse për Erdogan, pra nëse policia nuk do të kishte reaguar kaq dhunshëm mbase nuk do të kishim protesta të tilla kaq masive?
Njerëzit ishin skeptikë ndaj këtyre ndryshimeve të fundit dhe debatet që ekzistojnë. Por ka një karakteristikë të popullit turk që duhet ta kuptoni. Ata mund tëp resin sikur nuk po ndodh asgjë dhe krejt papritur shpërthejnë. I tillë ishte ky reagim. Ata kishin disa probleme dhe shqetësime dhe arriti një moment kur shpërthyen, pra njerëzit dolën nëpër rrugë duke demonstruar për Ataturkun. Janë njerëz që nuk janë të kënaqur me politikat e kësaj qeverie apo që kanë frikë në ndryshimet që mund ti bëhen themeleve të republikës, kushtetutës, çështja e kurdëve, alkooli, besimi etj. Pra të gjithë ndjenë se duhet të bënin diçka. Shumë prej tyre janë studentë, përfshirë edhe studentët e universitetit tim. Ata janë studentë te thjeshtë por që po përpiqen të tregojnë ekzistencën e tyre. Pra ata janë aty dhe qeveria duhet të marrë më shumë në konsideratë se çfarë duan njerëzit, veçanërisht të rinjtë.
Shumë njerëz argumentojnë se këto protesta ishin një surprizë veçanërisht për komunitetin ndërkombëtar sepse Rexhep Taip Erdogan është një lider shumë popullor. Është ai vërtet I tillë, a e duan ende turqit Erdoganin, ashtu si disa vite më parë?
Po në fakt ai është ende shumë popullor por turqit e ndjejnë si një figurë shumë dominuese, një baba që di gjithçka dhe do të vendosë për gjithçka. Jashtë Turqisë mbase kjo gjë nuk ndihet. Në shumë vende ai luan një rol mjaft pozitiv padyshim duke ndërmjetësuar mes vendeve si përshembull mes serbëve dhe shqiptarëve, apo arabëve dhe izraelit e kështu me radhë. Politikat e tij të jashtme nuk janë aspak të këqija. Po kështu edhe politikat e tij ekonomike ka qënë të suksesshme. Ai ia ndryshoi fytyrën Turqisë, është e vërtet. Por njerëzit kanë nevojë për më shumë. Nuk kanë nevojë thjesht për ndërtesa të mëdha apo qendra tregtare. Ata kanë nevojë për më shumë respekt. Kryeministri nuk duhet të dalë çdo ditë në televizion duke bërë këto deklarata si për shembull: Duhet të bëni tre fëmijë. Por këto fjalë edhe brenda një familje dikush mund të thotë-nuk është puna jote se sa fëmijë bëj unë.
Pra ai është imponues doni të thoni?
Pra ai përpiqet të imponojë disa gjëra duke thënë më shumë se çi takon një kryeministri. Nuk I takon një kryeministri të merret me çdo aspekt të jetës sociale të popullit. Mbase herë pas herë, por ai I përsërit kaq shpesh këto deklarata të cilat I shqetësojnë njerëzit kur përsëriten për një kohë të gjatë. Mos harroni se ai është kryeministër I Turqisë tashmë për më shumë se 10 vjet. Dhe njerëzit shqetësohen dhe lodhen me këto gjëra. Të rinjtë që sot demonstrojnë sot nëpër rrugë, ishin në klasë të dytë kur ai erdhi për herë të parë në pushtet. Ata janë rritur me këtë njeri në pushtet dhe nën qeverisjen e tij. Dhe ajo çka është interesante se kjo qeveri edukoi këtë brez që sot proteston kundër saj. Mendoj gjithashtu se ka një konflikt brezash. Ka një brez modest, korrekt, pa alkool me një jetë të organizuar familjare dhe sociale. Por kjo është shumë perfekte. Të rinjtë duan të jenë më të lirë qoftë edhe të gabojnë.
Ndërkaq ka edhe një problem tjetër. Në ditët e para, pati shumë pak raportime për protestat që po ndodhnin. Pra mediat turke po fshihnin atë çka po ndodhte dhe të gjithë pyesin pse.
Mbase sepse nuk ekziston një media e lirë? 
Ka një media të lirë, por pronarët e mediave pse nuk shkruan për atë që ndodhi? Kjo është një pyetje që e bëjnë të gjithë. Mbase ata menduan se nëse raportonin për këto ngjarje, do të kishte pasoja negative, kryesisht ekonomike dhe tregtare. Sepse pronarët e mediave zakonisht janë pronarë kompanish të mëdha tregtare apo në sektorë të tjerë. Pra ata kishin frikë për përfitimet e tyre apo marrëveshjet, çka nuk është një shembull I mirë për një vend demokratik.
Ju thatë vend demokratik, por a është Turqia një demokraci funksionale, duke patur parasysh se shumë intelektuale dhe gazetarë ndodhen prapa hekurave. Pra sa autokratike është qeverisja e Rexhep Taip Erdogan?
Më duhet të pranoj se qeveria e Erdogan ka bërë disa ndryshime që e dëmtonin demokracinë turke, përshembull ndikimi tepër I fortë I ushtrisë apo ndikimi I sistemit gjyqësor. Qeveria ka bërë reforma të rëndësishme për ta bërë demokracinë në Turqi më të fortë, por pavarësisht këtyre zhvillimeve ka një lloj stili turk të demokracisë në vend. Por bashkë me këto reforma qeveria ka dobësuar cdo forcë tjetër që mund të luftojë apo ti bëjë opozitë qeverisë, cka ka krijuar një forcë autoritare. Pra atyre nuk u pëlqen kur të tjerët mendojnë ndryshe. Njerëzit në qeveri kanë vënë njerëzit e tyre përreth nëpër institucione. Dhe vetëm njerëzit që kanë lidhje me partinë në pushtet mund të marrin disa pozicione të caktuara. Por qeveria duhet të mendojë për bashkëjetesën. Pra ata njerëz që nuk janë anëtarë të partisë duhet të kenë të njëjtin shans me njerëzit që janë pjesë e partisë. Përshembull nëpër universitete, të gjithë rektorët janë nga partia e Erdogan. Dhe ky nuk është aspak një shembull të mirë. Ndaj dhe jo të gjithë votuan për Erdogan. Ndërsa edhe nga ai 50 % që votuan për të, vetëm 10 % e tyre kanë përfituar nga mbështetja e qeverisë, ka të bëjë me fraksione të organizuara dhe fetare që kanë pozicione të mira nëpër institucione. ndërsa 40 % që votoi për të por që ndonjëherë pi alkool dhe mbase nuk shkojnë nëpër xhami, nuk ka përfituar
.