Saturday, June 1, 2013

Tuna dhe Cozman vuajnë nga i njëjti virus

Reperi Cozman, nëpërmjet rrjetit social Facebook, është solidarizuar me të dashurën e tij Tuna, pasi kjo e fundit ishte shtrirë në spital.
“Panorama Plus” shkruan se, Cozman i cili tashmë dihet se është i dashuri i këngëtares nga Shkupi, ka postuar një fotografi në të cilën shihet duke marrë infuzion derisa asaj i ka mbështetur mbishkrimin “kur ti je e sëmurë, jam dhe unë”, duke iu referuar Tunës, e cila më parë me anë të një fotografie kishte treguar se ishte shtrirë në spital, megjithëse ende nuk dihet shkaku i sëmundjes.
Flitet se Tuna ka kohë që po ndihet mirë në krahët e djaloshit simpatik, ndërsa ata shumë shpejt do të sjellin një duet së bashku.