Saturday, June 8, 2013

Big Mama tradhtohet nga miqtë e saj (FOTO)


Të premten e 31 majit, këngëtarja Big Mama ka sjellë projektin e saj muzikor më të ri, duke u rikthyer bukur sërish në tregun muzikor shqiptar. Kënga mban titullin “Ku mbeti dashuria” dhe është realizuar nga Cekic dhe Vig Popa, ndërsa videoja nga produksioni “Entermedia”. Për të sjellë një promovim ndryshe dhe shumë madhështor, këngëtarja Besiana Mehmeti, kishte menduar të ftojë shumë miq, të cilët shumica i munguan, sidomos artistët shqiptarë nga Maqedonia, gjë për të cilën në fakt Bigu nuk është ndier mirë, por ka arsyetuar se me siguri kanë pasur punë dhe koncerte. Ndërsa ishte Blero, Cekic, Adelina Tahiri, Fjolla Morina, pyesim se ku ishin miqtë e saj më të mirë, Shpat Kasapi, Adrian Gaxha apo Tuna? Por ne ishim aty, dhe promovimi falë energjisë dhe mendjes pjellore të Big Mamës ka shkuar më së miri, mbajtur në një nga restorantet e njohura në hyrje të Shkupit, ku ne ju sjellim një foto nga prerja e tortës në këtë mbrëmje.