Saturday, June 1, 2013

Deejay i 50 Cent të shtunën në Ferizaj

Të shtunën më datë 1 qershor, në Ferizaj do të hapet klubi i ri i natës, Diamonds, por me të befasi e madhe do të jetë edhe rikthimi në skenën shqiptare të deejayt zyrtar të reperit me famë botërore, 50 Cent.
Ferizaji, që është oaza e jetës së natës në Kosovë momentalisht, do shkëlqejë natën më shumë nga Diamonds club, i cili do të jetë mikpritës i mijëra të rinjve që do të argohëtohen gjatë kësaj vere.
Dhe, hapjen solemne Diamonds club do ta bëjë me deejay zyrtar të reperit të njohur amerikan, 50 Cent. Edhe më parë Dj Whoo Kid ka performuar në Kosovë dhe pritet që atmosfera të shtunën të jetë e mrekullueshme.
Hyrja është vetëm me ftesa speciale nga organizatori.
Dj Whoo Kid në Kosovë është sjellë për të dytën herë nga kompania NextLevel.