Saturday, June 1, 2013

Rita Ora e dashuruar

Ka pak ditë që këngëtarja Rita Ora ka nisur lidhjen me producentin, Kalvin Harris dhe duket se mardhënia e tyre ka marrë përmasa serioze.
Rita po duket të jetë shumë e dashuruar me Harris dhe këtë e ka shprehur edhe nëpërmjet një fotografie të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale ku shihet ajo dhe Harris së bashku.
“Po më mungon”, ka shkruar Rita në Instragram.
Angazhimet e shumta po bëjnë që ata të dy të mos munden të kalojnë edhe aq kohë me njëri tjetrin.
Një ditë më parë, kanë qenë miqtë e këngëtares ata të cilët kanë shprehur frikën se Rita mund të lëndohet sërish ashtu si me ish të dashurin Rob Kardashian .
Harris është një tip i paqëndrueshëm dhe i cili është gjithmonë në armiqësi me kolegët e tij.