
Shqiptarja me origjinë nga Kosova dhe e rritur në Britaninë e Madhe Rita Ora duket se nuk e ka ndërmend të ndalojë së eksperimentuari me veshje të ndryshme. Këtë herë është fotografuar ndërsa i ka shtuar imazhit të saj edhe një palë mustaqe për të krijuar një portret mes një femre dhe një mashkulli. Vetëm një ditë më parë Rita ishte prezente në median rozë për shkak të performancës së saj në javën e modës në Paris.

Lionel Messi nuk është mirë me shëndet. Lajmi shqetësues i është dhënë skuadrës së Barcelonës nga mjekët e skuadrës. Lojtari më i mirë në botë thuhet se ka ethe dhe se po ndihet tejet i lodhur.
Messi sot nuk ka stërvitur me Barcelonën ndërsa nga mjekët është konsultuar që të pushoj 24 orë.
Messi thuhet se do të duhet të përdor ilaqe para se ti nënshtrohet një testi tjetër mjekësor për të kuptuar nëse do të luaj në El Clasico.
Superylli argjentinas pritet që nesër pasditë ti nënshtrohet testeve mjekësore./Indeksonline/
Edhe pse ishin vetëm 500 tifozë të pranishëm në stadiumin Camp Nou, në krahasim me 90 mijë të Barcelonës, tifozët e Real Madridit kanë shkaktuar probleme mbrëmë, në ndeshjen gjysmëfinale të Copa del Rey. Kamerat televizive për disa sekonda shfaqën një sektor të tifozëve katalunas ku kishte zjarr për shkak të një fishekzjarri të hedhur në drejtim të tyre.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediet spanjolle, ato u hodhën nga përkrahësit e Realit, por për fatin e mirë askush nuk pësoi lëndime .
Prezantimi i koleksionit “Plus size Fall-Winter 2013” ka nxjerrë në një nga pasarelat e Sao Paolos (Brazil) modele larg atyre që shohim në sfilatat e zakonshme.
Brazili njihet për femrat e bukura, dy prej të cilave kanë famë ndërkombëtare në fushën e modës, Alesandra Ambrosio dhe Gisel Bundchen, por kësaj radhe në pasarelë kanë zbritur femra me forma të bollshme dhe mbi peshë. Koleksioni që ato reklamuan përfshinte veshje mbrëmjeje, fustane nusërie, rroba banje dhe veshje intime.
Disa mund të mos e pëlqejnë këtë lloj shou, por në fund të fundit, edhe femrat me përmasa XL kanë nevojë të ndjekin tendencat e modës dhe të vishen sipas saj.

Dy të dashuruar nga provinca kineze Guangzhou, shkaktuan rrëmujë të vërtetë në komunikacion, duke u zhveshur lakuriq dhe duke kërcënuar se do të kërcejnë nga mbikalimi! E pse? Sepse prindërit e tyre nuk i lejojnë që ta takojnë njëri-tjetrin.
“Prindërit tanë thanë se nuk mund të jemi bashkë. E ne donim që tërë botës t’i tregojmë se nuk kemi çfarë të fshehim”, thotë ky çift, i cili në një përqafim të “zjarrtë”, e krejtësisht të zhveshur, qëndroi afro dy orë në mbikalim.
Ata pohuan se nuk do të largohen nga aty, derisa të gjithë nuk i shohin se sa shumë kanë rëndësi për njëri-tjetrin dhe derisa për këtë nuk binden edhe prindërit e tyre.
Ah, kjo dashuria...
Një 22-vjeçar kinez ka jetuar vetëm me ujë këto 12 vitet e fundit. Ning XueFa është bërë i famshëm kur bëri publike situatën e tij. Me sa duket për shkak të alergjive ndaj ushqimeve që është zhvilluar që kur ishte vetëm 10 vjeç, është detyruar të jetonte duke konsumuar vetëm ujë.
I vetmi ushqim që mund të përballojë Ning është qumështi, por mesa thotë familja e tij nuk mund ta përballojë kështu që duhet të mjaftohet me ujë. Ai konsumon rreth dhjetë litra në ditë.
Megjithatë, përveç deklaratave të tij dhe të familjes se tij, nuk ka dëshmi të tjera që konfirmojnë se ai nuk ushqehet kurrë (sepse duket e pamundur që një njeri të rrojë kaq gjatë pa ushqim), transmeton KP.
Mjekët i diagnostikuan një sëmundje që shkakton një etje anormale, por natyrisht nuk kanë mundur ta monitorojnë 24 orë në 24 gjatë 10 viteve të fundit. Sigurisht ushqimet për të janë vuajtje e madhe, me fytin që irritohet dhe i përzihet, por dhe fiziku i tij nuk është i njëjtë me dike që ushqehet normalisht.
Është i gjatë 1.50 m dhe peshon 40 kg. Dobësia e shkaktuar nga gjendja shëndetësore po i krijon shumë probleme Ning-ut, në fakt ai nuk po arrin të gjejë një vend pune prej fizikut të dobët dhe për faktin se duke konsumuar kaq shumë ujë, duhet të shkojë në tualet vazhdimisht
Real Madridi e ka turpëruar Barcelonën para tifozëve në Camp Nou duke e mposhtur me rezultat 3-1 në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Takimi i parë i zhvilluar në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 1-1 dhe pas ndeshjes kthyese, Los Blancos kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm prej 4-2.
Ekipi vendas e zhvilloi pjesën e parë në mënyrën e vet duke dominuar me posedimin e topit, mirëpo rrezikshmëria e tyre përpara portës ishte shumë e zbehtë. Ndërkohë, mysafirët mbroheshin mirë dhe prisnin momentin për të sulmuar.
Pas një ofensive të Cristiano Ronaldos, Gerard Pique e ndali në mënyrë të gabuar në zonë duke shkaktuar penalti. CR7 nuk e pati të vështirë që ta mposhtte Pinton nga pika e bardhë (13’).

Ka bërë xhiron e botës duke befasuar miliona shikues, videoja që tregon kurthin e një bime ndaj miut!
Duket si një skenar filmi fantastikoshkencor, por në realitet ekziston një bimë mishngrënëse e cila “gëlltit” deri dhe minj. Ka aftësi të tresë deri dhe dhëmbët dhe kockat e tij!
Bima mbanë emrin shkencor “Nepenthes spathulata”, mbinë në Iava dhe në Sumatra.
Trupi i saj arrin deri në 5 m gjatësi. Bima i gënjen kafshët dhe kur ata hyjnë në “lulen” e saj, izolohen aty dhe të vdesin nga lodhja dhe të “zhbëhen” në vijim nga substancat tretëse të bimës.
Për më shumë mister në videon në vijim:
12 vjeçari rus Artrijom iku nga shtëpia dhe tërë fundjavën e kaloi me miqtë dhe prostituta, paratë i ka siguruar duke grabitur dyqane dhe kalimtarë.
Do të ishte normale nëse ndonjë fëmijë vjedhë para për të blerë ndonjë lodër ose ndonjë pajisje elektronike, por të gjitha paratë i vodhi vetëm e vetëm që të kenë para për tu argëtuar me prostituta.
“Kur i mlodha paratë u ktheva me taksi në qytet, i lajmërova shokut tim dhe i thash se tani kam para dhe mund të argëtohemi.Telefonuam prostituta dhe sëbashku shkuam në saunë,” u lavdërua i mituri.
Gjithçka mori fund kur vëllai i tij e informoi policinë.Ai tashmë është vendosur në shtëpi për të mitur


I vogli i këngëtares ka tipare të theksuara dhe siç thonë të afërmit e familjes, i ngjan shumë të atit Tomaso. Të dy prindërit e rinj janë shumë entuziastë për këtë fëmijë dhe po i shijojnë pa fund muajt e parë si prindër… Çiljeta, ngado shprehet se është duke jetuar momentet më të bukura të jetës së saj.Ndërkohë që, Tomaso e shoqëron ngado Çiljetën, e cila, siç shihet qartë në foto ka edhe vëmendjen e nënës së saj. Nga sa kemi mësuar, Tomaso ka asistuar në lindjen e Fernandos dhe është shumë krenar që ai (i biri) i ngjan më shumë atij. Gjatë javës së shkuar Fernando është regjistruar në gjendjen civile dhe nga burime mësohet se mban mbiemrin e të atit.
Ish futbollisti i Interit, Ueslej Shnajder ka shënuar golin e tij të parë si futbollist i Galatasarayt në fitoren e skuadrës së tij 4-2 ndaj Orduspor, në kuadër të xhiros së 23-të në Kampionatin turk, Superlig.
Shnajder realizoi një super gol në minutën e 58-të të ndeshjes, duke nisur rikthimin sensacional të vendasve që pas pjesës së parë ishin në disavantazh prej dy golave kurse në fund festuan 4-2.
Burak Yilmaz realizoi dy herë për Galatasarayn kurse Inan shtoi një tjetër duke kompletuar rikthimin dhe fitoren për skuadrën e trajnerit Fatih Terim.
Për dallim nga Sneijder, përforcimi tjetër i madh i Galatasarayt, Didier Drogba nuk arriti të realizojë në paraqitjen e dytë të dytë në Superlig, pas debutimit me gol javën e kaluar.
Të premten e kaluar në Siri është varrosur Muaz Ahmeti nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, i cili vra gjatë luftimeve në Siri, ku merrte pjesë si vullnetar i forcave çlirimtare.
Një nga familjarët e Muaz Ahmetit ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, që ishte pjesëmarrës në konfliktin disa mujor që po zhvillohet në Siri.
“Si familje përmes telefonit jemi informuar dje për birin tonë që ka rënë në luftën në Siri”, ka thënë për agjencinë INA, një familjar i Muaz Ahmetit.
Muaz Ahmeti, i lindur në fshatin Tërnoc, më 30 mars 1990, në vitin 2008 kishte filluar studimet në Kajro të Egjiptit.





Një jug-afrikan është bërë personi i parë në botë që është dënuar për vrasjen e një peshkaqeni.
Leon Bekker, nga George, është shpallur fajtor sepse ai ka thyer Ligjin për Resurset e Gjalla Natyrore, i cili i dënon përpjekjet për të lënduar, vrarë apo për të pasur në posedim një peshkaqen të bardhë, Daily Mail.
Bekker tha se nuk kishte njohuri për këto çështje, por ai u deklarua fajtor për të mos vonuar punën e Gjykatës.
Gjykata e dënoi atë me 12 muaj burg, ose 8,550 £. Ky është rasti i parë që një gjykatë shqipton një vendim të tillë deri më sot.
Afrika e Jugut po bëhet vendi i parë që imponon legjislacion për mbrojtjen e peshkaqenit të madh të bardhë, i cili në këtë zonë mbrohet që nga viti 1991
Pas koreve raciste të tifozëve të Inter në ndeshjen e së dielës ndaj Chievos (3-1) kanë sjellë edhe reagimin e sulmuesit të Milan dhe kombëtares italiane Mario Balotelli.SuperMario ka zgjedhur të reagojë në profilin e tij në Facebook ndaj ish tifozëve të tij, të cilët nuk e kanë pritur mirë rikthimin e tij në Serie A me ngjyrat e rivalëve kuqezinj.
“Më mirë të jesh një majmun me shumë para se sa një palaço i tifozerisë suaj. Një qytet, dy ngjyra dhe 7 Kupa Kampionesh”, shkruan Balotelli në Facebook
Nuset vrasin vjehrrën me vaj të nxehtë në vesh e më pas e groposin në kasollen e bagëtive. Ngjarja makabër ndodhi mesnatën e 12 shkurtit, në fshatin e largët Hotesh të Peshkopisë, por u zbulua vetëm paraditen e djeshme. Naime Skuka, 67 vjeçe, u bë pre e dy nuseve të shtëpisë, Xhemiles dhe Hikes, përkatësisht 25 dhe 23 vjeçe. Grindjet e vazhdueshme mes të zonjës së shtëpisë dhe nuseve të mbetura vetëm, pasi burrat i kishin në emigrim, i kanë shtyrë drejt këtij akti. Burime të Policisë thonë se përplasjet e vazhdueshme janë shkaku i ngjarjes tragjike, ndërsa burime të fshatit thonë se vjehrra mund të kishte pikasur veprime jo të moralshme për nuset e djemve. Askush nuk do ta kishte marrë vesh fatin e 67-vjeçares, nëse komshinjtë nuk do shprehnin habi për mungesën e saj, çka solli rrëfimin e ngjarjes nga nusja e madhe, Xhemilja.
Krimi
Autorja kryesore e vrasjes së vjehrrës ka qenë nusja e madhe, 25-vjeçarja Xhemile Skuka. Nëna e tre fëmijëve (më i vogli 4 muajsh), rreth orës 23:30 të së martës ka shkuar në dhomën ku flinte e vjehrra dhe i ka derdhur në vesh vaj të nxehtë. Me të ka bashkëpunuar dhe kunata 23-vjeçare, me qëllim fshehjen e këtij krimi. Trupi i vjehrrës është mbajtur në banesë deri sa ka kaluar mesnata dhe pa u gdhirë ende, duke iu fshehur fqinjëve, dy nuset e kanë tërhequr zvarrë 67-vjeçaren deri te kasollja e bagëtive, në pjesën fundore të shtëpisë së mirëmbajtur të familjes Skuka. Viktima është groposur në rreth 50 cm thellësi, siç ishte me rrobat e trupit. Asnjë shenjë nuk është dhënë për këtë ngjarje deri mëngjesin e djeshëm. Një fqinje e familjes ka shkuar për të vizituar Naimen. Kur ka hyrë në shtëpi, ajo është shprehur e habitur pse ajo nuk ndodhej brenda, ndërsa ka ndjerë erën e keqe të kufomës që po dekompozohej. Ajo ia ka thënë këtë fakt nuseve që jetonin në të njëjtën shtëpi dhe është larguar. Por, pikërisht kjo fjali ka sjellë dhe frikën te Xhemilja. Duke menduar se komshinjtë kishin pikasur se çfarë kishte ndodhur në banesë, ajo ka vendosur të shkojë në Polici për të treguar krimin. Në dëshminë e parë ka thënë se pas një grindjeje të çastit e ka gjuajtur me mjete të forta në kokë vjehrrën dhe më pas është ndihmuar nga kunata e vogël. Pak kohë më vonë, ekspertët e Policisë së Peshkopisë e kanë rikthyer në vendin e krimit, për të treguar trupin, çka ka bërë që 25-vjeçarja të japë variantin e djegies me vaj në vesh, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe tërhequr deri te kasollja viktimën.
Motivet
Policia ka qenë e rezervuar për të dhënë shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshon se ka dhe persona të tjerë të implikuar në vrasjen dhe më pas groposjen e 67-vjeçares Naime Skuka. Vetë kunatat kanë treguar se kishin konflikte të vazhdueshme me vjehrrën, e cila ishte shumë autoritare. Por, banorët e zonës flasin se viktima u tërhiqte shpesh vëmendjen nuseve pasi kishte konstatuar se ato flisnin me persona të tjerë në fshat. Pjesëtarë të grupit hetimor thanë se fillimisht mes vjehrrës dhe dy nuseve ka pasur një konflikt me fjalë. Vjehrra ka guxuar t’u thotë atyre se do t’u tregonte djemve gjithçka lidhej me veprimet e nuseve gjatë kohës që djemtë ndodheshin në emigracion, në Greqi. Përpjekja e vjehrrës për t’i bërë zap dy nuset e djemve ka sjellë reagimin e tyre të ashpër, deri në flijimin e të zonjës së shtëpisë. Pritet që hetimet e mëtejshme për ngjarjen e rëndë të zbardhin dhe arsyet, ndërkohë që janë lajmëruar djemtë e viktimës të vinin nga Greqia. Policia ka arrestuar të dyja kunatat.
Kasollja ku u gropos 67-vjeçarja
Kasollja në të djathtë të fotos është vendi ku u gropos pas shkaktimit të vrasjes e zonja e shtëpisë së familjes Skuka. Dëshmitarët në vend thonë se ajo ishte tërhequr zvarrë, e lidhur me një litar. Pikërisht kjo mënyrë i ka shkaktuar asaj goditjet dhe shenjat që iu gjetën në trup. Naime Skuka ishte e ve, pasi i shoqi kishte vdekur vite më parë. Ajo ishte nënë e katër djemve, dy prej të cilëve ishin martuar me dy ekzekutoret e saj. Ekspertiza e kryer në trupin e 67-vjeçares ka treguar se vdekja mund t’i jetë shkaktuar nga djegia me vaj, ndërsa u gropos në thellësi gjysmë metri.
Fqinjët
Dëshmitarë okularë që ndoqën “zhvarrimin” e 67-vjeçares pohuan se e moshuara ishte groposur me rrobat që mbante çdo ditë dhe se kishte nisur dekompozimi i kufomës. “Trupi i Naimes kundërmonte një erë shumë të rëndë, erë që nuk e kishim nuhatur herë tjetër. Ajo çdo ditë dilte në oborrin e shtëpisë dhe kulloste bagëtitë. Mungesa e saj për disa ditë na habiti. Dje kuptuan se ato kishin ndërmarrë një akt të tillë kriminal”, kanë treguar për efektivat e Policisë së Peshkopisë banorë që kanë banesat e tyre afër familjes Skuka. Sipas tyre, mbytja dhe pastaj groposja për të humbur gjurmët është një akt shumë i rëndë, i padëgjuar në këto anë prej shumë dekadash.
Fëmijët
Të dyja nuset e reja të familjes Skuka kishin fëmijë disamuajsh. Mësohet se drejtuesit e spitalit të Peshkopisë kanë marrë nën kujdes dy fëmijët, atë të Xhemiles, vetëm 4 muajsh dhe të nuses tjetër, Hikes, 6 muajsh. Mësohet se nusja e vogël kishte vetëm një fëmijë, ndërsa e madhja tre. Dy më të mëdhenjtë janë marrë nga të afërm të familjes, deri në mbërritjen e babait të tyre. Nënat e reja ndodhen në qelitë e Komisariatit të Peshkopisë, ku po merren në pyetje për të nxjerrë shkaqet e sakta të krimit dhe nëse kanë pasur bashkëpunëtorë në këtë ngjarje tragjike. Edhe pse jetonin në një fshat të largët, kushtet ekonomike të familjes Skuka ishin të mira, nga puna në emigracion e dy djemve.
Kryekomunari: Kishin grindje
Sipas kryetarit të komunës Luzni, Ali Drenova, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Hotesh të kësaj njësie vendore. Kryekomunari sqaron se mosmarrëveshjet, grindjet dhe konfliktet mes vjehrrës dhe nuseve të djemve kanë vijuar prej kohësh, madje këtë gjë e dini dhe banorët e lagjes dhe ato të fshatit.
Një grua në Zelandën e re vdiq pasi kishte konsumuar një sasi të madhe të Coca-Colas. Ky është konkluzioni në të cilin ka dalë një mjek ligjor nga Zelanda e Re. Natasha Harris, e cila u nda nga jeta tre vjet më parë nga sulmi në zemër, pinte deri 10 litra Coca-Cola në ditë. Sipas mjekut, kjo sasi ishte sa dyfishi i limitit të kafeinës së lejuar dhe më shumë se 11 herë i limitit të sheqerit që duhet të marrë një trup njerëzor.
Ndërkohë, nga ana tjetër, kompania Coca-Cola ka kundërshtuar këtë konkluzion, duke thënë se nuk mund të provohet që produkti i tyre ka kontribuar në vdekjen e gruas. Fëmijët e viktimës janë shprehur se nëna e tyre kishte krijuar një varësi të tmerrshme ndaj kësaj pije.
Sipas tyre, dhëmbët i ishin dëmtuar shumë dhe se trupi i saj dridhej nëse nuk merrte pijen. Mjeku ka thënë se konsumi i Coca- Cola-s i ka sjellë asaj aritmi kardiake. Ai tha se kompania nuk mund të jetë përgjegjëse për këtë ngjarje, por bëri thirrje që në etiketa të vihet një paralajmërim për rreziqet nga kjo pije.
Ndërtesa më e lartë në botë do të ndërtohet nga një kompani e Londrës dhe do të jetë e gjatë një kilometër kurse do të ndërtohet në Arabinë Saudite.
I tërë projekti do te kushtoje 1.2 milion dollarë dhe kjo kompani ka pervoje në kësi ndërtimi duke e ndërtuar Shardin e Londrës.Projekt pritet të kompletohet për pesë vjet dhe në mbrendësi do të ketë hotel zyra etj
Ndërtesa do te jete 170m më e gjatë se ndertesa me e madhe në botë Burxh Kalifa në Dubai.Kjo ndërtesë do të quhet ”Kulla e mbretit” dhe eshte vizioni i princit Al Valed Bin Talala.
Kompania Pepsi e mori “bekimin” e presidentit amerikan Barak Obama për të vazhduar shërbimet e kompanisë “PepciCo”, e cila prodhon kimikate për të përmirësuar shijen dhe aromën e pijes, të cilat i krijojnë nga indet e fetuseve të abortuara.
Studentëve të Bakteriologjisë praktike dhe biomedicionale në Universitetin “Surrey”, iu është dhënë detyrë për të shtypur telefonat e tyre në një enë dhe të shqyrtojnë bakteret që rriten.
Profesori Simon Park, mësoi klasën se një numër i madh i baktereve që rriten janë të padëmshme, edhe pse ata duken mjaft të tmerrshme nën një mikroskop. Speciet Micrococcus, të gjetura në lëkurën tuaj, që janë treguar në enë, sjellin disa sëmundje si bakteret Staphylococcus aureus.
Simon Park nuk ishte i befasuar, sepse 20% prej nesh mbajnë këtë baktere në vetvete gjatë gjithë kohës.
Është interesante se, në telefonat që nuk janë me touch, kjo baktere rritet më shumë në tastierë, ndërsa te modelet e telefonit me touch, bakteria rritet rreth gjithë telefonit.
Kjo duhet të jetë e mjaftueshme që të mësohemi ta fshijmë telefonin me palloma antibakterialep ara se të prekim telefonin tonë përsëri!
