Tuesday, February 26, 2013

Me traktor nëpër botë




Pensionisti francez, Claude Goubeau, i cili para tetë muajsh nisi rrugëtimin nëpër botë me një traktor, ka arritur në Turqi. Ngjitur me traktorin e tij gjendet një dhomë e rimorkueshme ku ai fle. 51-vjeçari ka kaluar nëpër disa vende gjatë udhëtimit të tij, ndërsa në Turqi e ka vizituar Stambollin dhe Izmirin. Goubeau ka thënë se i do njerëzit dhe natyrën, prandaj udhëton ngadalë me traktor, gjë që i mundëson ta njohë më mirë ambientin në të cilin gjendet. Pas Turqisë, ai do të udhëtojë drejt Rusisë dhe Kinës.