Sunday, February 24, 2013

Një grua ka vdekur nga konsumimi i madh i Coca-Cola në Zelandë

natasha coke 2478087b Një grua ka vdekur nga konsumimi i madh i Coca Cola në Zelandë Një grua në Zelandën e re vdiq pasi kishte konsumuar një sasi të madhe të Coca-Colas. Ky është konkluzioni në të cilin ka dalë një mjek ligjor nga Zelanda e Re. Natasha Harris, e cila u nda nga jeta tre vjet më parë nga sulmi në zemër, pinte deri 10 litra Coca-Cola në ditë. Sipas mjekut, kjo sasi ishte sa dyfishi i limitit të kafeinës së lejuar dhe më shumë se 11 herë i limitit të sheqerit që duhet të marrë një trup njerëzor. Ndërkohë, nga ana tjetër, kompania Coca-Cola ka kundërshtuar këtë konkluzion, duke thënë se nuk mund të provohet që produkti i tyre ka kontribuar në vdekjen e gruas. Fëmijët e viktimës janë shprehur se nëna e tyre kishte krijuar një varësi të tmerrshme ndaj kësaj pije. Sipas tyre, dhëmbët i ishin dëmtuar shumë dhe se trupi i saj dridhej nëse nuk merrte pijen. Mjeku ka thënë se konsumi i Coca- Cola-s i ka sjellë asaj aritmi kardiake. Ai tha se kompania nuk mund të jetë përgjegjëse për këtë ngjarje, por bëri thirrje që në etiketa të vihet një paralajmërim për rreziqet nga kjo pije.