Wednesday, February 27, 2013

Tifozët e Realit sulmojnë ata të Barçës (Video)

sulmi1 Tifozët e Realit sulmojnë ata të Barçës (Video) Edhe pse ishin vetëm 500 tifozë të pranishëm në stadiumin Camp Nou, në krahasim me 90 mijë të Barcelonës, tifozët e Real Madridit kanë shkaktuar probleme mbrëmë, në ndeshjen gjysmëfinale të Copa del Rey. Kamerat televizive për disa sekonda shfaqën një sektor të tifozëve katalunas ku kishte zjarr për shkak të një fishekzjarri të hedhur në drejtim të tyre. Sipas informacioneve të publikuara nga mediet spanjolle, ato u hodhën nga përkrahësit e Realit, por për fatin e mirë askush nuk pësoi lëndime .