Monday, February 25, 2013

Megjithatë, Van Persie i gatshëm për Real Madridin


Lajm i mirë për tifozët e Manchester United. Robin Van Persie do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit. Lajmin e kanë konfirmuar mediat holandeze dhe britanike, të cilat thanë se lëndimi i 29 vjeçarit nuk është shumë serioz.
Van Perise nuk do të luajë kundër Norwich City, të shtunën e ardhshme në Premier League, por do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, që zhvillohet në Old Trafford me 5 Mars.