Monday, February 25, 2013

Kapet mat Tuna me të dashurin e ri, reperin Cozman

lamba-Lumio-02_24
Tuna Sejdiu nuk është më beqare, kështu që për momentin shuhen shpresat e atyre djemve që mund të ëndërronin ta kishin një histori dashurie me të, pasi këngëtarja seksi tashmë e ka gjetur mashkullin me të cilin për momentin është lidhur dhe kalon fundjavat me të. Mediat në Kosovë kohë më parë kishin paralajmëruar se këngëtarja ka filluar romancën me një reper të ri, madje i kishin kapur mat ndërsa kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në Prishtinë, por këtë lajm nuk e konfirmoi Tuna pasi ajo thoshte se për shkak të angazhimeve profesionale, nuk ka pasur shumë kohë t’i përkushtohet jetës private. Ka qenë shtatori i vitit të kaluar kur u përhap lajmi mbi lidhjen e mundshme të këngëtares Tuna Sejdiu me reperin e ri Cozman, por siç duket kohët e fundit këtë fakt e vërtetojnë daljet e shumta publike me reperin në krah.