Tuesday, February 26, 2013

Eurogol i Shnadjer me Gallatasarayn (Video)

wesley shnajder galatasaray 300x225 Eurogol i Shnadjer me Gallatasarayn (Video) Ish futbollisti i Interit, Ueslej Shnajder ka shënuar golin e tij të parë si futbollist i Galatasarayt në fitoren e skuadrës së tij 4-2 ndaj Orduspor, në kuadër të xhiros së 23-të në Kampionatin turk, Superlig. Shnajder realizoi një super gol në minutën e 58-të të ndeshjes, duke nisur rikthimin sensacional të vendasve që pas pjesës së parë ishin në disavantazh prej dy golave kurse në fund festuan 4-2. Burak Yilmaz realizoi dy herë për Galatasarayn kurse Inan shtoi një tjetër duke kompletuar rikthimin dhe fitoren për skuadrën e trajnerit Fatih Terim. Për dallim nga Sneijder, përforcimi tjetër i madh i Galatasarayt, Didier Drogba nuk arriti të realizojë në paraqitjen e dytë të dytë në Superlig, pas debutimit me gol javën e kaluar.