Monday, June 3, 2013

7 vjeçari nga Brodeci i Tetovës që do zëvendëson Messin te Barcelona (VIDEO)

Duket pak herët por ja që Barcelona ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e Messit, e si duket atë e ka gjetur mes shqiptarëve.

Sipas disa medieve, Ilir Sherifi, 7 vjeç, tashmë është në shënjestër të Barcelonës. Djaloshi pritet të bëhet shumë shpejtë pjesë e shkollës së saj.
 "Familja e Ilirit para dy javësh ka pranuar një ofertë nga agjentët e Barcelonës të cilët e kanë ndjekur për një kohë 7-vjeçarin i cili aktualisht jeton në Hamburg të Gjermanisë" thekson portali albeu.
I lindur më 24 maj 2005 në Hamburg me origjinë nga fshati Brodec i Tetovës, Ilir Sherifi ishte vetëm 4 vjeç kur nisi ushtrimet e para në Mümmelmannsberger Sportverein, edhe pse në klubet e sportit nuk pranoheshin fëmijët më pak se 6 vjeç. Më vonë ai filloi trajnimin në klubin e St.Paulit ku edhe aktualisht gjendet.
alt