Saturday, June 8, 2013

Paga e Neymar, më e lartë se e Messit, Iniestas e Xavit?

neymar
Me mbërritjen e Neymar te Barcelona, dhomat e zhveshjes janë në rrezik, kjo jo për shkak të talentit të brazilianit por për shkak të thyerjes së hierarkisë së pagave. Sipas të përditshmes “AS”, 21-vjeçari do të përfitojë më shumë se disa senatorë si Messi, Xavi e Iniesta dhe ky është një problem i madh sepse ekuilibrat bëhen edhe më delikatë.
“AS” shtons e Neymar do të përfitojë rreth 7 milionë Euro në sezon + bonuset, argjentinasi përfiton rreth 13 milionë Euro ndërsa dy mesfushorët nga 10 milionë Euro, por Barcelona duhet të paguajë edhe të atin e lojtarit që është edhe agjenti i tij, duke rrezikuar të kalojë tavanin e vendosur nga Messi.
Nga ana tjetër, gazeta pranë kampit “merengues” kërtkon të ndezë fitilat në grupin katalanas sepse aludon edhe për çmimin e blerjes së sulmuesit të Santosit që zyrtarisht është 57 milionë, pasi disa zëra që qarkullojnë flasin edhe për 10 milionë të derdhura kohë më parë në arkën e klubit brazilian për të siguruar po-në paraprake.
Për këto arsye, Santro Rosell po mban një patate të nxehtë në duar sepse Messi është një lider në ekipin katalanas dhe sigurisht që do të rrudhte buzët nëse paga e tij parakalohet nga ajo e sulmuesit 21-vjeçar që mbi të gjitha duhet të bindë që talenti i tij vlen edhe në kontinentin e vjetër dhe mbi të gjitha ai duhet të punojë shumë për të dalë në dukje në një skuadër ku klasi është me shumicë.