Saturday, June 8, 2013

Elvana & Nora pa të brendshme në Video Fest (FOTO)

Na kanë bërë sytë neve ndoshta apo ishte e vërtetë që vajzat më seksi të mbrëmjes së ndarjeve të çmimeve në “Videofestin Muzikor 2013”, Elvana Gjata dhe Nora Istrefi, kishin harruar të vishnin të brendshme? Urojmë të na kenë bërë sytë, megjithatë këmba e tyre e nxjerrë jashtë deri në bel linte shumë dyshime, të cilat mund të na i hiqnin vetëm disa të rinj, që ndoshta nuk kishin mbushur ende 18 vjeç, por që kanë parë “live”, duke qenë më afër skenës, pjesë intime të vajzave të muzikës, ndërsa ngjiteshin për të rrëmbyer çmime. Për Elvanën e mësuam nga goja e saj se fustanin e kishte bërë vetë, ndërsa edhe Nora që dukej vërtet bukur, edhe në këtë event arriti të bjerë në sy, si gjithmonë e veshur nga stilisti i saj, Valdrin Sahiti. Nuk po vazhdojmë më me dyshimet tona, ju shiheni këto foto dhe gjykoni vetë, kishin apo nuk kishin të brendshme vajzat.