Saturday, June 8, 2013

Domethënia E Unazës Së Fejesës

unaz-234x200[1]Po të flasim në përgjithësi unaza e fejesës është hapi i parë që bëhet kur dy të rritur vendosin të angazhohen në diçka serioze me njëri-tjetrin.
Në shumicën e rasteve kjo unazë është e lidhur me ndjenjat e dashurisë, por mund të jetë edhe për ndonjë qellim tjetër, ose thjeshtë një dhuratë.
Në qoftë se i dhuroni një unazë të dashurës suaj, sigurohuni që ajo të kuptojë mirë se çfarë do pranojë, dhe çfarë do vijë më pas. Më poshtë do t’ju tregojmë disa nga mesazhet që përmban dhurimi i një unaze.
Do të kthehem.(Do të kthehem nga larg, nga lufta, kolegji, universiteti, më prit)
Do të qëndroj gjithmonë besnik.
Do të jem shoku yt më i mirë.
Do të gjendem pranë në çdo moment.
Për sa kohë që premtimi bëhet ndërmjet dy personave, unaza mund të dhurohet dhe pranohet si një simbol i premtimit të sapo bërë. Në fakt, zakonisht unazat dhurohen si një shenjë që i paraprin unazës së fejesës. Pavarësisht kuptimit që tashmë të gjithë e dimë, ju personalisht duhet të shpjegoni kuptimin e saj personit që po ia dhuroni. Asnjëherë mos mendoni se personi tjetër do të kuptojë menjëherë qëllimet tuaja, ju duhet ta shpjegoni me kujdes atë.